BallinaBotaLufta kundër terrorizmit/ Operacion i madh në 30 qytete turke, dhjetra të...

Lufta kundër terrorizmit/ Operacion i madh në 30 qytete turke, dhjetra të arrestuar. Mes tyre kreu i DEASH

spot_img
spot_img

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se është kapur dhe arrestuar i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Soylu ka falënderuar dhe përgëzuar policinë dhe ka informuar se “Është kapur dhe arrestuar me plane të rëndësishme i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë”.

Po ashtu, 59 nga 76 të dyshuar përfshirë edhe 5 ushtarakë në detyrë për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti janë arrestuar në një operacion të ndërmarrë në 30 qytete me qendër Stambollin kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Në kuadrin e hetimit të kryer nga byroja kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar të prokurorisë së Stambollit ndaj strukturimit të FETO-s, u lëshua urdhër arresti ndaj 76 personave të cilët u përcaktuan se me qëllim komunikimin brenda organizatës janë telefonuar nga telefona të linjës ose ato publikë nga “drejtues të organizatës”, duke përfshirë ushtarakë me deklarata të pranuara si dhe ushtarakë në detyrë, të dalë në pension, të shkarkuar ose që kanë dhënë dorëheqjen.

Ekipet e drejtorisë së luftës kundër terrorizmit në operacionin e ndërmarrë njëkohësisht në 30 qytete me qendër Stambollin arrestuan 59 nga 76 pjesëtarë të personelit ushtarak, prej të cilëve 5 në detyrë, 5 në pension, 1 i larguar me dorëheqje dhe 65 të shkarkuar.

thumbs_b_c_75f046d4ad89223a757c64828dd143d9

Për të dyshuarit e arrestuar vazhdojnë procedurat në polici, ndërkohë që vazhdojnë operacionet edhe për arrestimin e 17 të dyshuarve të tjerë në arrati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular