BallinaKultureNdahet nga jeta violinisti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta violinisti i njohur shqiptar

Violinisti i njohur, Frederik Banda, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe i akorduar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”, maestro Banda ndërroi jetë në 31 gusht 2020 në shtetin Connecticut të Amerikës.

I njohur në rrethet artistike si “Paganini shqiptar”, Banda u diplomua për violinë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1973.

Përveç Urdhërit “Mjeshtër i Madh”, ai ishte dekoruar dy herë me Urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe ishte shpallur fitues i konkursit të parë të muzikantëve në Shqipëri në vitin 1973. Dallime të tjera përfshijnë dhe medaljen për interpretim të shquar në turneun e Ansamblit Popullor Kombëtar në Gjermani në vitin 1983.

LEXO EDHE  Shtatori fillon me shi/ Ja çfarë parashikon moti për ditët në vijim

Kompozitori Gamend Mullahi ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social trishtimin për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muzikantit Frederik Banda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular