BallinaKronikePlagosja me armë zjarri në Shkodër/FNSH rrethon zonën për kapjen e autorit....

Plagosja me armë zjarri në Shkodër/FNSH rrethon zonën për kapjen e autorit. Detajet…

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Prek Calit. Sipas informacionit zyrtar të policisë, autori është një 27-vjeçar i identifikuar si Luverdo Kola, për arrestimin e të cilit është angazhuar edhe FNSH. Ndërsa i plagosur ka mbetur Tonin Larushku 38 vjeç.

“Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësorë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit”, thotë policia.

Policia thotë se në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular