BallinaPolitikePas grupit parlamentar, Rama mbledh në Elbasan kryebashkiakët socialistë. Pritet të takojë...

Pas grupit parlamentar, Rama mbledh në Elbasan kryebashkiakët socialistë. Pritet të takojë edhe…

Pas grupit parlamentar të Partisë Socialiste, sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Elbasan edhe kryebashkiakët socialistë.

Raportohet se Rama ka diskutuar me ta nisjen e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj, të vitit të ardhshëm.

Po ashtu pas pak kryeministri pritet të takojë në selinë e PS-së edhe deputetët socialistë.

Po ashtu është bërë e ditur se kryeministri do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por nuk dihet ende data.

Risjellim në vëmendje se në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe. Ai hoqi Vangjush Dakon nga drejtimi I qarkut të Durrësit dhe e mori vetë drejtimin e tij, Ilir Beqaj nga Kukësi kaloi drejtuesi I qarkut të Shkodrës, ndërsa Tirana u nda mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular