BallinaOP EDMësuesi ky njeri i heshtur i “kllasës punëtore”

Mësuesi ky njeri i heshtur i “kllasës punëtore”

Nga Mimoza Rexhvelaj

E shkelin, ai hesht nuk thotë as :” oh, le le le moj nëne më theve kockat”

Ia fyejnë intiligjencën:” lëri zotin, se nuk dinë çfarë bëjnë”

I dyfishojnë punë:” s’ka gjë mirë që e kemi se të tjerët nuk kanë, ose do përfundojmë në Borizanë…”

I thonë të bëjë sekretarin, e bënë i varfri.
I thonë të bëjë infermjerin, e bënë gjynahu.
I thonë të bëjë shërbimin social, e bënë psikologun dhe rojen e objektit.
I thonë të bëjë bojaxhin, bënë atë dhe pastruesin, marangozin, kuzhinierin, shërbimin me pesë “yllka”

Mësuesi ky njeri pa zë që do jua mësojë brezave sesi duhet të ndërtohet shteti, si duhen respektuar të drejtat e njeriut, si duhet të funksionojë shteti i së drejtës, ligji,politikat e zhvillimit, kapitalizmi, demokracia, liria e fjalës e bla bla bla.

Po, po do jua mësojmë brezave si një qeveri pa mend të thyen brinjët dhe t’i thuash :” Më fal se të vrava!”
Po, po do jua mësojmë si të punojnë 40 orë pa pushim me turne dhe të paguhen me gjysmë rroge se gjynah qeveria në krizë do venë me pushime nga jugu….

Zot mëshirë për ne njerëzit e heshtur!

Mësuesin Europian me CV për Shkencëtar, por të vaksinuar për t’u bindur pa thënë asnjë fjalë, por gjithmonë duke thënë:”Më fal!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular