Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, detajet e së cilës ende nuk dihen.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më të zhvilluar”, ka shkruar asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.në Twitter.
Mediat kosovare shkruajnë sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.
Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga i dërguari i posaçëm i Trump për Kosovën, Richard Grenell.
Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.
Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.
Marrëveshja konsiderohet vetëm me karakter ekonomik.