BallinaAktualitetZbardhet marrëveshja Kosovë-Serbi/ Përfshihet edhe liqeni i Ujmanit

Zbardhet marrëveshja Kosovë-Serbi/ Përfshihet edhe liqeni i Ujmanit

Mediat kosovare kanë zbardhur tekstin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, ku në krye të saj bie në sy faktin se dy shtetet nuk quhen “Republika”, por thjesht Kosova dhe Serbia ndërsa në kllapa janë emrat e dy kryeqyteteve.

 

Thelbi i marrëveshjes së shumëpërfolur nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump, synon normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

 

Pika e parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët.

“Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik.

Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomatët dhe certifikatat profesionale.

Marrëveshja thekson gjithashtu se dyja palët bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë së SHBA-së

“Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe subjekte të tjerë të përshtatshme të qeverisë amerikane për një studim fizibiliteti për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit si furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë”, thekson marrëveshja.f8f1b3e4-910a-45b8-8ec1-5e380d00e488

3cec4fa5-29b9-42d9-82bd-5b37563522ea

e73844df-d3a3-4d40-b8ef-314b5ba490ab

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular