BallinaKryesore“Shqiptarët kërkojnë zgjedhjet sot dhe jo…”- Lulzim Basha flet pas takimit me...

“Shqiptarët kërkojnë zgjedhjet sot dhe jo…”- Lulzim Basha flet pas takimit me Presidentin Meta

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, edhe pse partitë e tij aleatë kanë propozuar 18 prillin. Në një prononcim për mediat, pas takimit me Presidentin Meta, kryeopozitari u shpreh se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër. Janë të lodhur nga propagandë, qytetaret kanë nevoje për punë, mjekët kanë nevojë për rritje pagash për tu përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor .

Të rinjtë kanë nevojë për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë këtu në Shqipëri.

Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Shumica kërkojnë zgjedhje sot, për ne është e rëndësishme që procesi të jetë iu lirë dhe i ndershëm”, tha Basha.

Në fund, Basha e mbylli me fjalët e Nënë Terezës:

“E djeshmja ka shkuar e nesërmja nuk ka ardhur akoma, prandaj  të fillojmë e të punojmë menjëherë për të sotmen dhe për të nesërmen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular