BallinaAktualitetZbardhen ndryshimet në ligj/Qeveria ul moshën për mbajtjen e armëve, lejohet përdorimi...

Zbardhen ndryshimet në ligj/Qeveria ul moshën për mbajtjen e armëve, lejohet përdorimi i tyre për…

ARDIT HOXHA/ Qeveria shqiptare ka propozuar ndryshime ligjore në ligjin për armët. Në një projektligj të propozuar për konsultim publik për qytetarët, qeveria ka propozuar që të ulet mosha e mbajtjes së armës nga 25 vjeç në 22 vjeç.

Ligji gjithashtu parasheh edhe disa lehtësira në përdorimin e armëve për filma, videoklipe, apo aktivitete të tjera artistike. Sakaq, një tjetër ndryshim që propozohet nga qeveria më anë të këtij projektligji të hartuar ka të bëjë me heqjen e lejes për përdorimin e armëve të ftohta.

Në relacionin e dokumentit thuhet se “qëllimi kryesor i hartimit të këtij projektligji, në përputhje dhe me objektivin nr. 1 të Strategjisë për kontrollin e AVL 2019-2024, përcakton që brenda vitit 2023, të garantohet miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve, plotësisht i harmonizuar me kuadrin rregullator të BE-së, detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse dhe i standardizuar me të gjithë rajonin.

Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për të rregulluar çështjet në lidhje me: kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të armëve të kategorive të përcaktuara, sipas këtij ligji”.

Në neni 24 të këtij projektligji parashikohet shfuqizimi i nenit 29 të ligjit aktual, mbi autorizimin për mbajtjen e armëve të ftohta nga organi përgjegjës.

Ndërkohë në nenin 25 parashikohet shtimi i një paragrafi të ri, mbi autorizimet për përdorim skenik, kinematografik dhe për koleksionim armësh, të kategorive të armëve “A”, “B” dhe “C”, kundrejt tarifës dhe autorizimit të Policisë së Shtetit. Neni 26 parashikon shfuqizimin e nenit 33 të ligjit aktual, në lidhje me autorizimin për rimbushjen municioneve.

Në nenin 27 bëhen ndryshime dhe saktësime në lidhje me kriteret e personit që është përfitues i një prej llojeve të autorizimeve, sipas parashikimeve të këtij ligji, si dhe shfuqizon pikën ku parashikohet se çdo person ka të drejtë të pajiset me armë gjahu dhe koleksioni me jo më shumë se tri autorizime të të njëjtit lloj, ose jo më shumë se pesë autorizime të armëve të llojeve të ndryshme.

Përndryshe, nga ligji aktual, ku një person duhet të ketë moshë minimale për të mbajtur një armë me leje, në këtë nismë të re ligjore, mosha ulet në 22 vjeç. Sakaq, në nenin 29 bëhet një riformulim në lidhje me lëshimin e autorizimit për blerje dhe për mbajtje arme, që përfshihen në kategoritë “B” dhe “C”, duke eliminuar kategorinë “D”.

“Autorizimet e parashikuara në këtë ligj rishikohen periodikisht çdo 5 vjet, por jo para mbarimit të afatit 5 vjeçar, përveç autorizimit të posaçëm për mbajtje arme zjarri, i cili lëshohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me afat vlefshmërie sipas ekzistencës së kërcënimit dhe rrezikut për jetën”, thuhet në pikën 4 të nenit 29 të këtij projektligji. Panorama

1

2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular