BallinaKronikeVranë vajzën në 2012, gjykata lë në burg Faik dhe Shkëlzen Bucin....

Vranë vajzën në 2012, gjykata lë në burg Faik dhe Shkëlzen Bucin. Ja çfarë tha avokati

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Bucin të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë vajzën Eglantina Buci 8 vite më parë.

Avokati i tyre, Arben Gramo tha se ngjarja është mohuar nga babai dhe vëlli i viktimës, ndërsa u shpreh se provat janë të errëta.

“Eglantina nuk banonte në shtëpinë e babait dhe nuk kishin kontakt me vajzën. Ata nuk kanë jetuar normalisht. Babai mendon se mund të ketë ndodhur prostituim i vajzës sepse ata nuk bënin jetë normale. Vajza nuk vinte në shtëpi dhe ai mendon se mund të jetë prostituuar”, u shpreh avokati.

Ndërkohë sot kanë dalë detaje të reja për ngjarjen. Një dëshmitar kyç, i penduar ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Ai tha se Shkëlzeni e kishte qëlluar të motrën me një plumb në fytyrë, ndërsa vetë ishte kërcënuar nga Faiku.

Më herët në dëshminë e tij, Faik Buci pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar.

23 vjeçarja Eglantina Buci u zhduk pa gjurmë në vitin 2012. Për këtë krim, policia akuzon shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i viktimës.

Aktualisht, vëllai i saj, është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim për vrasje në tentativë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular