Nga Prof.As Taulanda Jupi
25 Prilli duket larg, por nuk është!
Nën presionin e kësaj date, filluan “premtimet” për rritje rrogash për mësuesit. Ju detyrohemi shumë si prindër e si qytetarë mësuesve, kanë në duar të ardhmen tonë dhe meritojnë çdo vëmendje dhe shpëblim për punën e tyre, por sot duhet thjesht e qartë t’i drejtojmë një pyetje kryeministrit:
▶️Pse nuk i rriti rrogat e mësuesve kjo qeveri në 7 vite? Çfarë bëri, çfarë priti në 7 vite me radhë kjo qeveri? Nuk pati kohën, vizionin apo vullnetin për t’u rritur pagat mësuesve?
➡️Më lejoni t’ju kujtoj dhe mund ta verifikoni lehtësisht se Kryeministri Edi Rama në fundvitin e 2018-ës, kur u votua për buxhetin e vitit 2019 premtoi rritje pagash duke nisur nga 1 prilli, në masën 10 % për mjekët, mësuesit, ushtarakët. Por as në 1 prill 2019 dhe as në 1 prill 2020 nuk pati rritje rrogash për mësuesit!
25 Prilli duket larg, por nuk është!