BallinaOP EDBarra që Edi me mjekër patrioti po kërrus shqiptarët

Barra që Edi me mjekër patrioti po kërrus shqiptarët

Nga Patrik Sadikaj

Që në opozitë, kur hodhi themelet Rilindjes së re, Edi Rama ka treguar qartazi për ata që dinë të kuptojnë e të shohin, se do të ishte një populist hipur mbi kalin e prapagandës dhe me portretin e fasadës.
Në fakt këtë e provoi për fat të keq edhe në qeverisje.
Që prej 7 vitesh nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm sa ka kuruar imazhin e tij me propagandë duke ndërtuar fasada që fshehin të vërtetën e hidhur brenda.
Për një njeri që keqqeveris është e kotë të bëjë gjithçka për ti ngjarë Ismail Qemalit.
Ismail Qemal nuk mund të jetë asnjëherë dikush që e çon qoftë edhe në mëndje ndarjen e Kosovës. Njeriu i pavarësisë luftoi për të bashkuar çdo cep të vendit këtu e përtej një shekulli më parë.
Mund të shkosh e të organizosh shfaqje sa të duash nën hijen e portretit të Skënderbeut, por nuk do të thotë se je ai.
Skenderbeu nuk u vuri zgjedhën shqiptarëve dhe nuk sakrifikoi pasuritë e vendit për vete dhe miqtë e tij, por sakrifikoi gjithçka kish për të Arbërinë e tij.
Mjekrra që rritet herë si e Ismail Qemalit dhe herë si e Skenderbeut, duke besuar krahasimet që i bëjnë ministret e tij, nuk e shpëton dot Edi Ramën nga mëkatet që ka bërë me këtë vend.
Nuk po hyj të flas për tendera e PPP.
Po ndalem në dy çështje që janë aktuale sot: Gjobat e Arbitrazhit për rastin Bechetti dhe së fundmi për rastin e kompanisë greke Aktor.
Janë dy haraçe që na janë ngarkuar në kurriz me dy vendime të shpejta gjykate. E para 109 milion euro dhe e dyta 44 milion euro.
Një gjobë e rëndë për xhepat e grisur të shqiptarëve që në fund të ditës mbeten vetëm me imazhin prej patrioti fasadë të kryeministrit që pozon herë tek portreti i Ismailit e herë tek portreti i Gjergj Kastriotit.
Jo Edo, nuk mund të jesh njëkohësisht patriot në dukje ndërsa shqiptarëve u ngul thikën 153 milion euroshe në kurriz.
Nuk fshihet dot barra që i ke vënë në kurriz shqiptarëve nga mjekra patriotike e Ismail Qemalit, zoti kryeministër. Nuk fshihet as nga shfaqja me peshk e haviar tek Busti i Skenderbeut në Elbasan.
Ajo barrë e rëndë është aty, duke e kërrusur çdo ditë e më shumë kurrizin e lodhur të shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular