BallinaKryesoreBerisha: Shqipëria me Bashën kryeministër do ndryshojë si dita me natën. Tani...

Berisha: Shqipëria me Bashën kryeministër do ndryshojë si dita me natën. Tani jemi më keq se në vitin 2005

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për Çim Pekën në SYRI TV se opozita do i fitojë zgjedhjet në mënyrë të padiskutueshme.

“Këto zgjedhje meritojnë 20 shkurtin dhe simbolikën e tij. Një njeri që mendon të ndalojë koalicionet është i pashpresë. Nuk ka shans për të fituar”.

“Pse kandidoi në Durrës? DASH ka damkosur Vangjush Dakon si mafioz. Çfarë ka deklaruar përpara medieve Rama? Dako është miku im. Gjush Betoni i është zotuar se do t’i sigurojë votat me vraësit dhe trafikantët. A do ia arrijë? Unë mendoj se jo,” tha Berisha

I pyetur për vlerësimin e tij për pasardhësin, Berisha tha se nuk i ka kërkuar Lulzim Bashës dhe as të ndjerit Sokol Olldashi që të kandidojnë.

“Unë mendoj se zoti Basha ka qëndruar te parimet e vlerat e PD. Këto vlera dhe parime ai i ka mbrojtur. Jam i bindur se Shqipëria me Lulzim Bashën kryeministër do ndryshojë si dita me natën me Shqipërinë e udhëhequr nga një njeri që është kampion në çdo raport të zi korrupsioni,” tha Berisha.

Ai tha se Shqipëria që do marrë Basha është më keq se ajo që mori ai në vitin 2005. Berisha u fokusua sidomos te çështja e borxhit.

Megjithatë ai tha se situata nuk është pa zgjidhje dhe se ka shpresë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular