BallinaAktualitetDel nga gjendja e komës lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny. Çfarë...

Del nga gjendja e komës lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny. Çfarë thonë mjekët

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës, pas helmimit që pësoi gjatë një fluturimi me avion në muajin korrik.

Mjekët në spitalin ku ai ishte në Berlin thonë se gjendja e tij është përmirësuar dhe ai ka reaguar pozitivisht, raporton BBC.

Ekipi i tij thotë se Navalny  u helmua me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin, por që ky i fundit mohon përfshirjen. Ndërsa mjekët gjermanë thonë se opozitari rus u helmua me një agjent nervor Novichok.

Të hënën spitali Charité në Berlin shkroi në Twitter se Z. Navalny po hiqej nga ventilimi mekanik. Ndërsa shton se është shumë herët për të vlerësuar ndikimin afatgjatë të helmimit.

Avioni me te cilin po udhetonte Navalny  u detyrua të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital.

Pas spitalit siberian, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar thanë se ka mundësi që Navalny është helmuar.

Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, ka thënë përmes një postimi në Twitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular