Që prej 20 gushtit, një adoleshent shqiptar rezulton i zhdukur pa gjurmë në Angli.
Mediat britanike thonë se 17 vjeçari shqiptar, u pa për herë të fundit pasditen e së enjtes 20 gusht duke lënë një adresë në Worthing.
Ai thuhet se ka udhëtuar me tren për në Brighton, dhe mendohet të jetë akoma në zonën e Brighton dhe Hove.
Danieli është shqiptar dhe përshkruhet me strukturë të hollë dhe me flokë të zinj të rruara.
Kur u pa për herë të fundit, ai kishte veshur tuta blu dhe bluzë të bardhë, shkruajnë mediat vendase.