BallinaKronike“Këtu do të derdhet gjak”, grupi i drejtuar nga shqiptari kanos me...

“Këtu do të derdhet gjak”, grupi i drejtuar nga shqiptari kanos me jetë drejtorin e burgut të Korfuzit

Kercenimet me jete ndaj drejtorit te burgut nga nje grup te burgosurish qe ne krye kane nje shqiptar kane alarmuar policine greke.burg

Mediat greke, shkruajne se ka qenë një shqiptar i dënuar për krime të rënda, i cili ka kërcënuar Drejtorin e Burgjeve, duke i thënë se “këtu do të derdhet gjak”.

Drejtori i Policisë së Korfuzit organizoi operacionin në dy pavijone të burgut të sigurisë së lartë, ku mbahen 8 të dënuar shqiptarë, që konsiderohen si tepër  të rrezikshëm.

Drejtuesi i këtij grupi është shqiptari që kërcënoi Drejtorin e Burgjeve, ndërsa grupi përfshin edhe të akuzuarin si autor te vrasjes se avokatit Michalis Zafeiropulos, qe disa ditë më parë ishte përpjekur të arratisej.

Tani ajo që autoritetet do të hetojnë është se eshte mundesuar futja e pistoletave, plumbave dhe silenciatori, edhe pse gjithandej ka kamera sigurie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular