BallinaSportShqipëri-Lituani/ Gabim amatoresk, lituanezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Shqipëri-Lituani/ Gabim amatoresk, lituanezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Ka startuar në orën 20:45, sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të tentojnë një tjetër triumf, për t’u konsoliduar në vendin e parë.

bandicam 2020-09-07 20-46-21-914

Lituanezët vijnë në këtë përballje pas humbjes në shtëpi 3 ditë më parë nga Kazakistani. Për sa i përket dueleve mes Shqipërisë dhe Lituanisë, këto 2 skuadra, kanë sfiduar 4 herë njëra-tjetrën, ku 2 herë kanë fituar kuqezinjtë dhe 2 herë lituanezët.

LIVE: SHQIPËRI – LITUANI 0-1

Gazlauskas 50′

KOMENTI LIVE: 

50′ GOL LITUANIA 0-1/ Gabim amatoresk! Lituanezët kalojnë në avantazh! Gjithçka nisi nga pasi i gabuar i Gjasulës! Nuk falin miqtë që shënojnë me Gazlaukas! 

47′ Pranë golit kuqezinjtë! Trashi harkon një top të rrezikshëm, i cili kalon gjithë pasqyrën e portës dhe nuk devijohet nga askush.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular