BallinaKronikeXhaxhai flet për ngjarjen horror të Kombinatit: Takimi i fundit me Anisën...

Xhaxhai flet për ngjarjen horror të Kombinatit: Takimi i fundit me Anisën dhe biseda me Zhanetën. Blerta tani thotë se…

Xhaxhai i Blerta dhe Anisa Josifit, të cilat kryen ritin e vetëflijimit në Kombinat rreth dy muaj më parë, ka rrëfyer detajet të reja rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.

Dhimitraq Josifi i ftuar në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24, ka treguar takimin e fundit në familjen Josifi ku ka shkuar për të takuar Anisën, motrën e madhe e cila u vetëflijua e parë nga agjërimi ekstrem.

Xhaxhai tregon se si e mori vesh rreth izolimit të Anisës dhe bisedën e fundit që pati me nënën e saj Zhanetën, e cila i ka premtuar se vajza e saj do dilte shumë shpejt pasi të kryente ritet.

dhimitraq josifi

“Ajo tha, ne e kemi vendosur të treja, rreth 6 muaj e ka provuar vetë, është mbyllur në shtëpi por pa ditur gjë nuk e ka duruar, ka vendosur vetë Anisa që të futet ta provojë, e kështu pastaj vazhdoi ato që dihen më pas.

Ne kemi shkuar disa herë, unë Anisën për herë të fundit e kam parë në janar të 2018, shkuam për një përkujtimore të motrës, kam shkuar me djalin dhe më te në makinë, nuk kemi vënë re asnjë shqetësim, ka qenë 18 janar, ajo u kthye me një kushërirë, erdhëm në Tiranë, e asgjë nuk vumë re.

Në fund të dhjetorit të 2017, më erdhën për vizitë në shtëpi, erdhën për vizitë se u bëra me nip, e nuk kishte asgjë që të vije re. Ushqeheshin normalisht, ishin mirë.

Pastaj vonë, në tetor-nëntor më merr kushëriri I parë në telefon e më thotë që Anisa është mbyllur brenda.

Unë marr gruan e djalin dhe vete, kur shkoj atje gjej vetëm Zhanetën dhe Blertën, çupa është mbyllur në dhomën matanë, bën ritual dhe lexon libra, është rregull që nuk duhet të takohet me njerëz, të shikoj televizor, por kur ikim ne a del, po del shkon në tualet, hamë bukë bashkë, diçka krejt normale që nuk të ngjallte shqetësim.

Unë e porosita nxirreni çupën jashtë të shoh diell, Zhaneta më thotë që edhe pak do rrijë, do vijmë edhe tek ju. Aty ndërruan muhabetet dhe thanë ju në punën tuaj ne në punën tonë”, thekson Dhimitraq Josifi./ Panorama.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular