BallinaKryesoreKQZ e re, PD cakton Bylykbashin si përfaqësues pranë Komisionit Parlamentar/Procedurat

KQZ e re, PD cakton Bylykbashin si përfaqësues pranë Komisionit Parlamentar/Procedurat

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i opozitës në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësues i PD-së pranë Komisionit Parlamentar që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

Reagimi i PD ka ardhur një ditë pasi Ruçi i drejtoi një letër partive politike lidhur me ngritjen e KQZ së re.

KQZ-në e re do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.

Nënkomisioneri, që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik dhe ka mes të tjerash këto kompetenca:

Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.

Vë në lëvizje Rregullatorin dhe KAS-in.

Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve.

Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet

Në Komisionin Rregullator, gjenden të tjera kompetenca.

Rregullatori shqyrton dhe miraton projekt-aktet e përgatitura nga administrata e KQZ-së për: a) kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor; b) numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend; c) përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi; ç) zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit; d) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi

KAS do të ketë përgjegjësinë e ankimimit dhe sanksioneve, me fuqinë për të anuluar pjesërisht apo plotësisht zgjedhjet.

Kompetencat e KAS janë:

a) vendos për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, në një ose më shumë qendra votimi, në një ose më shumë zona zgjedhore apo në të gjithë vendin, si dhe për përsëritjen e pjesshme ose të plotë të zgjedhjeve;

LEXO EDHE  “Politika po tenton ta kapë KQZ-në”, Gerta Meta: Hapja e listave, ende nuk dihet si do realizohet

b) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit;

c) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat e subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të KZAZ-eve; ç) vlerëson performancën e zyrtarëve zgjedhorë, për çështjet që shqyrton; d) vendos masa disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhore, sanksione administrative kundër subjekteve/kandidatëve

Anëtarët e të tre këtyre organeve duhet të votohen në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 3/5 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë hidhen në short, mes listës së kandidatëve që një Komision i Posaçëm i ka dërguar seancës.

Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë

Shkresa drejtuar Gramoz Ruçit

Z. Gramoz Ruçi
Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. ____Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020

Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular