BallinaAktualitetLigji në Kuvend/ Ashpërsohet Kodi Penal: Ja sa vite burg dënoheni po...

Ligji në Kuvend/ Ashpërsohet Kodi Penal: Ja sa vite burg dënoheni po shkelët rregullat e ndërtimit

spot_img

Sikur kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për ashpërsimin e Kodit Penal, që ka qëllim ndëshkimin deri në 15 vite burg për personat që ndërhyjnë në mënyrë te paligjshme në konstruksionin e ndërtesave.

Qeveria u vendos në lëvizje për të hartuar projektligjin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Projektligji parashikon që kryerja e cdo veprimi me dashje që mund të sjellë rrëzimin e pjesshëm apo të plotë të ndërtesës apo të ndërtesave të tjera që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vite.

Drafti parashikon që kur nga ndërhyrja, pra kryerja e veprës penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi varion nga 5-10 vite burg. Ndërsa kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e njerëzve dënimi varion nga 7 deri në 15 vite burg.

Inxhinierët, projektuesit dhe zbatuesit parashikohet që të dënohen nga 1 deri në 5 vite burg nëse lejojnë një ndërtim jashtë standardeve ligjore, ndërsa nëse nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale 10-15 vite dhe nëse ka pasoja në njerëz 7-15 vite.

Projektligji i plote

1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr. _______/2020
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895,
DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,
me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
Neni 1
Pas nenit 154 shtohet neni 154/a, me këtë përmbajtje:
“Neni 154/a
Shkatërrimi i ndërtesave dhe objekteve të tjera
Kryerja e çdo veprimi tjetër me dashje, të ndryshëm nga ato të parashikuar në
nenet e mësipërme, që mund të sjellë rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të
ndërtesave, objekteve qytetare, veprave industriale, të infrastrukturës ose të çdo
objekti tjetër që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në 5 (pesë) vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim
nga 5 (pesë) deri në 10 (dhjetë) vjet.
2
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet
me burgim nga 7 (shtatë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet.”.
Neni 2
Në nenin 199/a bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Fjalët “… në shkelje të rëndë të lejes …” hiqen.
2. Pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë, me këtë përmbajtje:
“Po kjo vepër, e kryer për plotësimin e nevojave për strehim, dënohet me
gjobë ose me burgim deri në 3 (tre) muaj.”.
Neni 3
Pas nenit 199/b shtohet neni 199/c, me këtë përmbajtje:
“Neni 199/c
Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve
Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i punimeve të ndërtimit në
kundërshtim me ligjin, dokumentet e planifikimit, standardet profesionale në
fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të ndërtimit nga persona ndaj
të cilëve janë marrë më parë masa administrative për këto shkelje dënohet me
burgim nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet.
Nxitja, me ose pa shpërblim, ose detyrimi i projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit
ose kolauduesit të punimeve të ndërtimit për të shkelur rregullat që garantojnë
kryerjen e ndërtimeve në përputhje me ligjin, dokumentet e planifikimit,
standardet profesionale në fuqi ose në kundërshtim me lejen e zhvillimit ose të
ndërtimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet
me burgim nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim
nga 5 (pesë) deri në 10 (dhjetë) vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet
me burgim nga 7 (shtatë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet.”.
3
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular