BallinaKryesorePaloka: Sa herë kapet në flagrancë si matrapaz kufijsh, Rama tërhiqet me...

Paloka: Sa herë kapet në flagrancë si matrapaz kufijsh, Rama tërhiqet me turp. Për pushtetin e tij shet çdo gjë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagon ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se sa herë kapet në flagrancë si “matrapaz kufijsh”, Rama tërhiqet me turp.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Paloka shprehet se kjo është faktuar mëse një herë, ku “matrapazllëku” me detin është vetëm rasti më i fundit.

Ndër të tjera, nënkryetari i PD-së shprehet se shqiptarët, kudo që jetojnë e dinë mirë se Rama është një matrapaz që për pushtetin dhe interesat e tij shet çdo gjë.

Reagimi i Edi Palokës

Rama është një gënjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrancë me matrapazllëqet e tij. Kjo është faktuar mëse një herë, matrapazllëku me detin është vetëm rasti më i fundit.

Doli fillimisht e deklaroi se “është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje”, ndërsa dje e pamë se si përdridhej me ato batutat e tij të lodhura!

“Nuk ka ku të zgjerohet Greqia 12 milje”, deklaroi ndër të tjera.

Po pse një javë më parë kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska më ku të shtrihet?! Çfarë ndryshoi?! Se “deti aty është, nuk lëviz” (kështu ironizoi Rama dje). Atëherë çfarë ndryshoi që e bëri Ramën të përdridhet?

Vetëm fakti që çështja mori përmasat e skandalit e matrapazi u kap dhe një herë në flagrancë.

Atëherë kur edhe Pashai i tij (Myslymi) u detyrua të dalë publikisht e të pranojë se “harta e paraqitur është rrëzuar që në 2010 nga GJK (Gjykata Kushtetuese)”.

Shqiptarët “ia kanë marrë dorën”  matrapazllëqeve e përdredhjeve të Ramës, madje, që në fillimet e tij politike.

A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosovën? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të gënjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosovës ishte shtruar për diskutim po dhe “meritën” e propozimit , Vuçiç ia la Edvin Ramës. Por kjo nuk e pengoi që me pafytyrësinë tipike të tij, dje në sallën e Parlamentit, të arrinte deri aty sa marrëveshjen e nënshkruar në Uashington ta konsideronte si marrëveshjen për të cilën paskësh qenë dakord që në fillim ky e Vuçiç, kurse ata që i dogjën në dorë ndarjen e Kosovës, thjesht e paskan vonuar marrëveshjen… Krejt i pafytyrë, po i dalë boje ndërkohë.

Shqiptarët , kudo që jetojnë e dinë mirë se Rama është një matrapaz që për pushtetin dhe interesat e tij shet çdo gjë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular