BallinaKryesoreDështimin dhe mashtrimin me shëndetësinë, Rama do ta paguajë më 25 prill...

Dështimin dhe mashtrimin me shëndetësinë, Rama do ta paguajë më 25 prill me votën e shqiptarëve

Nga Orjola Pampuri

Dështimi dhe mashtrimi më i madh i Edi Ramës në këto 8 vjet është shëndetësia. Shëndetësia jo vetëm nuk u bë falas, por shqiptarët po paguajnë shtrenjtë bashkëpunimin e Edi Ramës me
Mafian e Ilaçeve. Me ligjin klientelist 6 vjet më parë, ai hoqi sigurinë e ilaçeve dhe në Shqipëri hyn çdo lloj ilaçi, i pacertifikuar.
Të gjithë e kanë provuar të paktën 1 herë se shumica e ilaçeve, që hyjnë në Shqipëri, nuk bëjnë efekt. Shqiptarët i blejnë ilaçet më shtrenjtë se të gjithë. Një herë blejnë këto të skaduarat e Edi Ramës, një herë tjetër blejnë ato që nuk disbursohen, ose i porosisin jashtë vendit. Nuk ekziston sot ndonjë shqiptar që ka një të afërm jashtë vendit dhe që të mos i sjellë ilaçe prej andej. Pse ndodh kjo? Sepse Edi Rama zgjodhi MAFIAN E ILAÇEVE përpara QYTETARËVE. Qeveria e tij rimburson këto ilaçe të skaduara, që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, duke çuar dhjetëra e miliona euro në xhepat e pak klientëve të tij.
Fasada e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Paisjeve Mjekësore nuk shërben për shëndetin e njerëzve. Nga institucion i specializuar për kontrollin, analizën regjistrimin e barnave dhe kontrollin e veprimtarive farmaceutike, Agjencia në të cilën Rama u mburr sot, është kthyer në zyrë noterie të interesave abuzive, klienteliste e deri kriminale të grupeve të lidhura me qeverinë. Aty nuk kryhen prej vitesh analiza për cilësinë dhe efikasitetin e barnave.
Edi Rama gënjen edhe për herceptinën, ilaçin e të sëmurëve me tumor. Asnjëherë në qeverisjen e tij nuk pati furnizim të mjaftueshëm dhe të sëmurët krhehen në shtëpi pa marrë mjekimin e duhur.
Dështimin dhe mashtrimin me shëndetësinë, Edi Rama do ta paguajë më 25 prill me votën e shqiptarëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular