BallinaKronikeVIDEO/Shqiptarët po bisedonin në rrugë, makina i fluturon në ajër

VIDEO/Shqiptarët po bisedonin në rrugë, makina i fluturon në ajër

Mund të quhet mrekulli ajo që u ka ndodhur tre shqiptarëve në Londër të Britanisë tri ditë më parë.

Ata po qëndronin në rrugë kur një automjet vjen me shpejtësi dhe i përplas në trotuar.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “Panorama”, tre shqiptarët po qëndronin në trotuar në orët e darkës duke biseduar me njëri-tjetrin kur një automjet vjen përballë dhe del nga rruga.

Për pasojë, dy prej tyre përplasen disa metra më tej, ndërsa një i tretë qëndron në vendin e ngjarjes pa u prekur nga mjeti.

Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk i rrezikohet jeta. Megjithatë, njëri nga të plagosurit ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve në dorë.

Nga përplasja e fortë, makina e shqiptarëve thuajse është shkatërruar plotësisht. Autori i përplasjes, braktisi mjetin e tij dhe më pas u arrestua nga policia pak më vonë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular