BallinaAktualitetVjedhjet me internet/ Policia:12 këshilla për blerjet online; ja çfarë duhet të...

Vjedhjet me internet/ Policia:12 këshilla për blerjet online; ja çfarë duhet të refuzoni

Prej vitesh shqiptarët janë bërë pjesë e blerjeve online përmes kartave bankare. Por, një gjë e tillë ka shtuar edhe rritjen e krimeve kompjuterike.

Sot vjedhjet më të shpeshta po bëhen online, pasi ka një numër të lartë faqesh të blerjeve, nga ku hakerat mund të vjedhin informacionet e kartave. Gjithashtu me zhvillimin e teknologjisë janë zhvilluar dhe mënyrat e marrjes së të dhënave të njohura si e-skimming ose magecart, ku hakerët fitojnë akses në dyqane online më pas vendosin një kodim nga ku ato marrin informacione nga gjithë klientët.

Gjithashtu pajisje të tjera përdoren në ATM ku klonojnë të dhënat tuaja duke krijuar një kartë krediti me të gjitha informacionet që ju keni. Pjesa më e vështirë është se informacioni i vjedhur nuk kapet në kohë, mund të kuptohet ditë më vonë por edhe mund të zgjasë me vite pa u kuptuar se dikush po vjedh të dhënat bankare në mënyrë të vazhdueshme.

Ja 12 këshillat e Policisë

1.Blini nga një burim i sigurt. Blini në adresa që janë të njohura, ose i keni përdorur më parë dhe kontrolloni vlerësimet e bëra nga blerës të tjerë.

2.Sigurohuni që blerja mund të anulohet. Përpara se të jepni të dhënat e kartës tuaj për të bërë pagesë online, zbuloni si ta anuloni këtë shërbim nëse e kryeni.

3. Shumë nga dyqanet online do kërkojnë të ruani detajet e blerjeje. Mendohuni dy herë përpara se të vendosni dhe sigurohuni që e keni kuptuar mirë rrezikun që kjo mund të sjellë.

4. Përdorimi i kartave për blerjet online.Shumica e kartave të kreditit kanë një politikë të fortë të mbrojtjes së klientit. Nëse nuk merrni atë që keni porositur, kërkoni rimbursim.

5. Siguroni për të dhënat tuaja, që janë siç duhet. Shikoni për simbolin e drynit në URL bar dhe përdorni protokollet e HTTPS dhe SSL kur lundroni në internet.

6. Ruani dokumentet që lidhen me blerjet online. Ato mund të duhen për të vërtetuar kushtet dhe gjendjen e produktit të blerë ose të provojnë që ju keni paguar për këtë mall.

7. Mos e bëni këtë. Nëse nuk jeni duke e blerë një mall, apo një shërbim specifik mos jepni të dhënat e kartës tuaj bankare

8. Kur bëni blerje për persona të tjerë. Mos jepni paradhënie. Nëse është e mundur rezervoni të drejtën për të marrë mallin më parë.

9. Mos i dërgoni para asnjërit që nuk njihni. Nëse dikush u kërkon para online, mendohuni nëse do i jepnit të njëjtën shumë një të panjohuri në rrugë.

10. Sekretet e kartës tuaj. Kurrë mos i jepni të dhënat e kartës tuaj bankare. Kodin pin, ose të dhënat e tjera përmes e-mailit.

11. Kujdes adresat e pasakta. Shmangni blerjet online në adresa fictive, që nuk kanë visa, master card, apo kodet e duhura të sigurisë.

12. Refuzimi i formës së prerë. Asnjëherë mos dërgoni të dhënat e kartës tuaj përmes një e-maili të koduar. Vëzhgoni gjithmonë transaksionet e bëra nga karta juaj pasi në kohë kur bëni blerje të shpeshta ju mund të mos njoftoheni për paratë e marra nga karta juaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular