BallinaKronike(FOTOT)Eglantina Buci në klipin e këngëtarit Murat Gjoniku, veprimi provokoi familjarët

(FOTOT)Eglantina Buci në klipin e këngëtarit Murat Gjoniku, veprimi provokoi familjarët

Një klip muzikor, ku mori pjesë Eglantina Buci mësohet të jetë nja nga konfliktet e fundit para ekzekutimit të saj nga i vëllai. Bëhet fjalë për një këngë të Murat Gjonikut, ku vajza, atëherë 19 vjeç shihet të jetë filmuar si personazhi kryesor në klip.

Fotot janë marrë pikërisht nga video që shoqëron këngën dhe që mësohet të ketë qenë një nga arsyet që familjarët e Eglantinës janë prekur për shkak të mentalitetit, sipas të cilit një veprim i tillë ishte cënim i nderit të tyre. Megjithëse më parë Eglantina ishte larguar disa herë nga shtëpia dhe sipas një rrëfimi të vëllait të saj ajo drogohej dhe prostituonte në Tiranë.

Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i saj, i cili është dhe i akuzuar kryesor për vrasjen e të resë, tha se motra e tij trafikohej.

Madje ai tha se gjatë kohës kur mendohej se ishte në qendrën e Rehabilitimit në Lizën, motrën e tij e kishin parë dhe një videoklip të këngëtarit Murat Gjoniku.

“S’kemi lënë zyrë, derë pa trokitur. Nuk është e vërtetë që s’kemi trokitur. Lërë ça thotë policia. Kam dëshmitarë qendrën e Rehabilitimit në Linzë. Ajo ishte e droguar. Përfundoi atje. E mbanin sa në një hotel në tjetrin. E merrte njëri, e linte tjetri. E kishin bërë leckë. E mori policia, e qëndroi atje. Qëndroi ose 6 muaj, ose 8 muaj. Këtë dua dhe unë të di, se kush e nxori nga ajo qendër. S’më dhanë asnjë informacion, më thoshin; është sekret. Çdo të hënë i çonim ushtrime e rroba. Kur shkuam atje na thanë; është larguar. E kemi parë në një videoklip të Murat Gjonikut duke kënduar. Shkuam në polici, në komisariatin nr.6. Erdhi ajo, ndenji 5-6 orë dhe iku. Unë nuk e kam takuar, në telefon kemi folur. Ajo më tha: “Jam fejuar do iki në Itali”.”, pohoi Shkëlzen Buci nga burgu, ku po kryen një dënim për një vrasje në vitin 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular