BallinaKryesoreMesazhi i qartë i ambasadores Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet te...

Mesazhi i qartë i ambasadores Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet te…

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim vjen me një mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese

Përmes një postimi në Twitter, teksa ka shpërndarë reagimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për Gjykatën Kushtetuese, diplomatja amerikane pohoi se ky institucion i drejtësisë duhet të nisë funksionin deri në fund të vitit.

“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda fundit të vitit.”, tha Kim.

Kujtojmë se që në nisje të sesionit të ri parlamentar, Ruçi pohoi se Kushtetuesja do të nisë punën brenda këtij viti.

“Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë edhe opozitës jashtëparlamentare të marrë pjesë në disa çështje me rëndësi, gjithmonë duke pasur parasysh interesat e shqiptarëve. Edhe marrëveshja e 5 qershorit garantoi gjithë-përfshirje. Ndryshimet Kushtetuese për sistemin zgjedhor, ishin jetësim i forcës së parlamentarizmit dhe i vullnetit të shumicës të shqiptarëve. Kuvendi iu hapi rrugës këtyre ndryshimeve, të bindur se gara është më demokratike. Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale, duke nisur nga janari i 2021. Këtë sesion Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale”, tha Ruçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular