BallinaKronikeEmrat/Plagosja te “5 Maji” në Tiranë, shokët po konsumonin kafe në lokal...

Emrat/Plagosja te “5 Maji” në Tiranë, shokët po konsumonin kafe në lokal dhe më pas…

I riu i mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë, është Rexhep Xhekja, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Kevin Cungu.

Dy të rinjtë ishin shok midis tyre, ndërsa mbrëmjen e sotme janë përfshirë në një sherr banal.

Ata po konsumonin kafe në një nga lokalet e zonës kur janë zënë për motive banale dhe më pas kanë dalë për t’u sqaruar jashtë.

Atëherë, i riu Cungu ka qëlluar me pistoletë ndaj Xhekjes, duke e plagosur në këmbë.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në kryeqytet për arrestimin në flagrancë të agresorit. Mësohet se i riu e mbante pa leje armën e zjarrit, çka rëndon akuzat ndaj tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular