BallinaUncategorizedMark Marku: Asnjë ish-deputet dhe anëtar kryesie se ka të sigurt vendin...

Mark Marku: Asnjë ish-deputet dhe anëtar kryesie se ka të sigurt vendin në listë

Nga Juxhin Mustafaraj

Partia Demokratike pritet te ketë gati emrat e kandidateve për deputetë dhe drejtuesit e qarqeve në fund të muajit shtator.

Mark Marku, anëtari Komisionit te vlerësimit të kandidatëve për deputetë jep garanci se emrat që po filtrohen do të jenë gati neë fund të muajit shtator.

“Normalisht presioni i kohës është sepse praktikisht ka filluar fushata dhe Partia Demokratike besoj deri në fund të muajit do të ketë listën e përfaqësuesve të vetë dhe drejtuesve politikë. Ndonëse përcaktimi i emrave të drejtuesve politikë nuk është kompetencë e Komisionit”, sqaron anëtari i Komisionit të Vlerësimit.

Krahas mijëra emrave të propozuar për deputetë në siten e komisionit do të kalojnë edhe emrat e ish-deputetëve dhe anëtareve të kryesisë, të cilët sipas Markut do të trajtohen njësoj si kandidatët e tjerë duke mos pasur vend të sigurt.

“Kontributet politike, performanca, aksesi që kanë pasur në jetën politike , ndikimi që kanë pasur në jetën politike, mbrojtja që i kanë bërë alternativës, janë të gjitha kritere që merren në konsideratë. Por për ne si Komision Vlerësimi nuk janë kritere që përcaktojnë automatikisht të qënurit kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie. Potencialisht secili prej tyre mund të jetë apoi mund të mos jetë kandidat për deputetë, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e kandidatëve”, thekson Marku.

Sipas anëtarit të Komisionit të Vlerësimit, cilësia e kanditatëve për deputetë do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për nivelin e përfaqsimit që ata presin.

“Janë njerëz me reputacion në komunitetin ku jetojnë, element që tregon edhe një ndjenjë përgjegjësie nga vetë anëtarësia në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Normalisht që kjo e bën të vështirë përzgjedhjen sepse do të duhet që të zgjedhim mes kandidatëve me cilësi të njëjta”, shprehet Marku.

Fazën e parë të procesit të kandidateve për deputetë e kaluan 946 emra, nga të cilët në votën e anëtarësisë do kalojnë rreth 300 persona. ABCNEWS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular