BallinaAktualitet‘T'i kthejmë Evën dhe Endrin nga Siria’: Protestë përpara zyrave të Ramës...

‘T’i kthejmë Evën dhe Endrin nga Siria’: Protestë përpara zyrave të Ramës më 14 shtator

Ditën e hënë, më 14 shtator, në ora 17 përpara Kryeministrisë, pikërisht ditën kur mijëra fëmijë nisin vitin e ri shkollor, qytetarët janë ftuar të mbështesin kauzën për kthimin e dhjetëra fëmijëve shqiptarë të mbetur në Siri, një kauzë e nisur nga familja e znj. Mide Dumani, e cila ka atje prej 6 vjetësh dy fëmijët e mitur, Evën dhe Endrin.

Daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni, ka bërë një thirrje dhe ftesë prekëse në rrjetet sociale, për të zgjuar vëmendjen e shtetit shqiptar që e la sërish në harresë rastin e fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga prindërit që iu bashkuan Shtetit Islamik, pas lirimit prej atje të A

“Të kthejmë Evën dhe Endrin! Ditën e hënë, 14 shtator, ora 17 pranë Kryeministrisë! Kanë kaluar rreth 7 vite, që nga koha kur fëmijët shqiptarë u morën me forcë nga prindërit e tyre për t’iu bashkuar shtetit, që kërkonte të themelonte ISIS në Siri. Që prej kësaj dite për këta fëmijë, ka nisur kalvari i dhimbshëm i vuajtjeve, i cili ende nuk po duket të ketë fund.

Sot, rreth 50 fëmijë shqiptarë gjenden në mëshirën e fatit në kampet e drejtuara nga forcat kurde në Siri dhe shteti duket se nuk e ka prioritet kthimin e tyre në shtëpi.

Ju ftojmë të bashkoheni për të mbështetur përpara Kryeministrisë protestën tonë paqësore për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria! Marrëzia e prindërve u mori fëmijërinë, le të bëjmë diçka së bashku për të mos lejuar edhe shkatërrimin e së ardhmes së tyre!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular