BallinaKronikeAbuzoi me 13-vjeçaren, autori baba i dy vajzave, e mitura shoqe me...

Abuzoi me 13-vjeçaren, autori baba i dy vajzave, e mitura shoqe me të bijën. Banorët: Kishte gati 1 vit…

Opinioni i banorëve të fshatit Vërdovë në Pogradec është negativ për Blerim Bizgjonin, 46-vjeçarin e arrestuar me akuzën për përdhunimin e një të miture 13 vjeçe. Gazetarja Lorena Kodra ka qenë në fshatin Vërdovë, në shtëpinë e autorit ku ka folur dhe me banorë të zonës.

Mësohet se Bizgjoni është babai i dy vajzave. Vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave. Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij.

“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.
Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, deklaroi një banore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular