BallinaPolitikeReforma Zgjedhore/ Ja kur do rikthehet Këshilli Politik, më parë “Ligjet” do...

Reforma Zgjedhore/ Ja kur do rikthehet Këshilli Politik, më parë “Ligjet” do të…

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore rikthehet në javën e ardhshme.

Burimet per startnews konfirmuan se përfaqësuesit e të gjitha palëve politike do të rikthehen në tryezën e negociatave menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve të mblidhet ditën e hënë dhe të iniciojë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor që imponohen nga ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik pa dakordësinë e opozitës politike.

Këshilli Politik do të negociojë për dy çështje kryesore për amendimine të Kodit Zgjedhor. Çështja e parë është ajo e koalicioneve parazgjedhore.

Përfaqësuesit e maxhorancës mendojnë se listat e hapura e pamundësojnë formulën e koalicioneve tradicionale, të cilat kanë funksionuar që nga ‘92-shi. Ndërsa nga ana tjetër, opozita politike këmbëngul se ndryshimet e bëra në Kushtetutë nuk imponojnë ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve.

Po ashtu, opozita shprehet se formula e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve është edhe pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, e firmosur në prani edhe të ambasadorëve kryesorë në vendin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular