BallinaAktualitetBiznesmeni u vetëvra në shtëpi, dedikimi prekës i Xhensila Myrtezaj për gruan...

Biznesmeni u vetëvra në shtëpi, dedikimi prekës i Xhensila Myrtezaj për gruan e shkatërruar nga dhimbja (FOTO)

Biznesmeni i njohur, Eugert Lazaj u gjet i vrarë në banesën e tij në periferi të Tiranës në fund të muajit korrik. Ai ishte pronari i kompleksit luksoz në Maminas, “Adorions Palace”.

Ditën e sotme, Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e biznesmenit të ndjerë, Eugert Lazaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar një foto të biznesmenit së bashku me bashkëshorten e tij, Xhensila ka shkruar disa fjalë ngushëlluese për këtë të fundit, teksa thotë se forcën për të ecur përpara shpreson ta gjejë tek zoti dhe fëmijët e saj.

“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre 40 ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysmë njeri, gjysmë frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta, dhe kështu ndodh, kështu ndodhi!

Nuk kam dashur të të hap plagë e as të t’kujtoj dhimbjen. por, sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse nuk kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh, ashtu si dashuria që kishit!“ ka shkruar Myrtezaj.

Biznesmeni u vetëvra brenda shtëpisë, dedikimi prekës i

Biznesmeni u vetëvra brenda shtëpisë, dedikimi prekës i

 

 

Biznesmeni u vetëvra brenda shtëpisë, dedikimi prekës i

Biznesmeni u vetëvra brenda shtëpisë, dedikimi prekës i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular