BallinaKronikeDëshmia e njërës prej të mbijetuarve të aksidentit: Shoferi që na përplasi...

Dëshmia e njërës prej të mbijetuarve të aksidentit: Shoferi që na përplasi bënte….

Nervida Garunja dhe Denisa Dibra janë dy vajzat që mbetën të plagosura si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme, e që i mori jetën dy vajzave të tjera që po udhëtonin me to.

Dibra dhe Garunja ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërsa kjo e me origjinë nga Shkodra, i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit, sipas “abcnews”.

Ndërkohë, shoferi i mjetit tip “Benz”, i identifikuar si Behar Pema, është arrestuar nga policia, ndërsa në testin  e alkoolit ai ka rezultuar i dehur.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular