BallinaKronikeFOTO/Kjo është e reja shqiptare që vdiq në Greqi

FOTO/Kjo është e reja shqiptare që vdiq në Greqi

Një aksident  i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prevezë, Greqi.

Tre të rinj dhe një i moshuar dhanë frymën e fundit në asfalt.

Sipas policisë, e cila ende po heton për të zbuluar se si ndodhi aksidenti të personat që humbën jetën ishin një pensionist 70-vjeçar, një vajzë 19-vjeçare nga Shqipëria, një i ri 19-vjeçar dhe një tjetër 23-vjeçar, miq me njeri tjetrin.

Të tre miqtë ishin brenda një ‘Golf-i’ të kuq, të cilin viktima 19-vjeçar ia kishte marrë nënës së tij, megjithatë policia nuk e di ende se kush e drejtonte makinën.

19-vjeçari kishte marrë makinën e familjes nga shtëpia e tij, në mënyrë që të shkonte dhe të argëtohej me miqtë e tij.

Sipas Protothema.gr ‘Golf-i’ i kuq po lëvizte sot në orën 06:25 me orën greke në rrugën Prevezë – Igumenica me drejtim Prevezën.

Në Kastrosykia u përplas me automjetin e një 70-vjeçari, pensionist, një Ford Mondeo ngjyrë argjendi – që po udhëtonte në drejtim të Igumenicës.

Nga përplasja e mjeteve  të gjithë mbetën të vdekur në vend.

Përplasja ishte aq e rëndë sa shërbimi zjarrfikës mori mjaft kohë për të liruar katër të vdekurit nga xhamat e makinës.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, të gjithë të vdekurit janë identifikuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular