BallinaKronike“Kam dy vjet e lidhur me të”/ Flet nëna e vajzës së...

“Kam dy vjet e lidhur me të”/ Flet nëna e vajzës së abuzuar nga 46-vjeçari në Pogradec (FOTO)

Ka folur për herë të parë nëna e vajzës së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari në Pogradec.  “Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime e mërzitur, çfarë ke bir i mamit?

Nuk shpreheshe… Pastaj tha mami kështu kështu që në nëntor, kemi dy vjet që jam e lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu.

Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mend, i thashë çfarë ke me mami?

Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha “jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni”.

Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”, ka thënë nëna./Shqiptarja.com

“Kam dy vjet e lidhur me të”/ Flet nëna e vajzës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular