BallinaKronikeNusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për... Policia prangos dhe...

Nusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për… Policia prangos dhe një grua për…

Dy gra dhe një 25-vjeçar janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.

Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje.  Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

-Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.

-Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga  specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular