BallinaKronikeRrëfimi tronditës i adoleshentit në Berat: Më prekte me forcë në vende...

Rrëfimi tronditës i adoleshentit në Berat: Më prekte me forcë në vende intime, i qëllova me gur …

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin tonë, pas dy rasteve të djeshme në Pogradec dhe Lushnje.

Një 16-vjeçar me inicialet K.J, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit, ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ngacmimet seksuale ndaj tij nga një 66-vjeçar.

Adoleshenti ka treguar se prej disa muajsh ai ishte ngacmuar seksualisht nga komshiu i tij Romeo Oço.

Si ndodhi ngjarja

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.

Kjo ka qenë një pjesë e deklaratës së dhënë në polici nga 16-vjeçari K.J, i cili ju nënshtrua më pas edhe një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.

Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin Romeo Oço, që jeton i vetëm në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit.

Pas marrjes në pyetje 66-vjeçari Romeo Oço ka deklaruar se, mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular