BallinaKronikeTjetër ngjarje e rëndë/Denoncimi i 11-vjeçares: Kunati abuzoi me mua ditën që...

Tjetër ngjarje e rëndë/Denoncimi i 11-vjeçares: Kunati abuzoi me mua ditën që motra shkoi për të lindur

spot_img
spot_img

“Motrën e dërguan në maternitet për të lindur, ndërsa burri i saj u kthye në shtëpi dhe më abuzoi”.

Me të emën që i mbante duart për ta inkurajuar, një 11-vjeçare me banim në Tiranë denoncoi burrin e të motrës si përdhunues. E mitura u bind se
duhej ta tregonte abuzimin seksual menjëherë sapo kunati u largua si emigrant në Greqi.

Burimet e prokurorisë së Tiranës tregojnë për Top Channel se shtetasi me inicialet K.Z| është shpallur në kërkim pas marrjes së dëshmisë dhe administrimit të provave. Fëmija banonte shpesh tek e motra tregojnë burimet pasi e ëma ishte e divorcuar.

Sipas një burimi zyrtar janë administruar të dhënat në maternitet për të konfirmuar dëshminë e fëmijës, ndërkohë që janë marrë edhe dëshmi të së motrës.

Gruaja tregon se e kishte vënë re bashkëshortin t’i kërkonte llogari 11 vjeçares për punët e shtëpisë, dhe që gjithashtu ishte vënë në dijeni nga e ëma për ngjarjen.

“Mami më ka kapur, burri i motrës ditën kur motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje” është shprehur fëmija, të cilës i është vënë menjëherë në dispozicion një psikologe edhe gjatë marrjes së dëshmisë./ Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular