BallinaAktualitet‘E PaBesa Shahini shkatërroi arsimin’/ Këlliçi: Organizoi të vetmet zgjedhjet pa studentë,...

‘E PaBesa Shahini shkatërroi arsimin’/ Këlliçi: Organizoi të vetmet zgjedhjet pa studentë, tani largohet e qetë

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e largimit të Ministres së Arsimit Besa Shahini ditën e sotme.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e ka bërë përgjegjëse ministren për shkatërrimin e arsimit shqiptar, duke e quajtur e PaBesa Shahini, e cila me urdhër të firmosur prej saj, organizoi të parat e të vetmet zgjedhje pa studentë në universitete, tashmë largohet e qetë drejt Kosovës.

Gjithashtu Këlliçi ka sulmuar edhe zëvendësuesen e Shahinit, duke uruar që eksperimente të tilla, në dëm të rinisë dhe arsimit shqiptar, vendi ynë të mos shohë më kurrë, por dyshimi është edhe më i madh kur sheh se kush e ka zëvendësuar të PaBesën sot.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Humbje e madhe për arsimin dhe botën akademike shqiptare… e PaBesa Shahini, pasi shkatërroi arsimin në Shqipëri, pasi me urdhër të firmosur prej saj, organizoi të parat e të vetmet zgjedhje pa studentë në universitete, tashmë largohet e qetë drejt Kosovës!

Uroj që eksperimente të tilla, në dëm të rinisë dhe arsimit shqiptar, vendi ynë të mos shohë më KURRË! Por dyshimi është edhe më i madh kur sheh se kush e ka zëvendësuar të PaBesën sot. Vetë ajo, zonja që firmos mbi fletë të bardha, Evis Kushi…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular