BallinaKryesoreKoalicionet/Bylykbashi: Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR, PS kundër

Koalicionet/Bylykbashi: Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR, PS kundër

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, ka reaguar përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi.

Ai akuzoi mazhorancën se është kundër hapjes 100% të listave dhe se nuk duan të lejojnë zgjedhësit të votojnë partinë që duan.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore sic kanë funksionuar deri tani, dhe hapjen 100% të listave.

Koalicionet me listën siç janë sot,e lejojnë këtë. Mazhoranca kërkon të ketë lista pjesërisht të mbyllura dhe t’i heqë të drejtën zgjedhësve të votojnë partinë që duan.

Ne për çështje që nuk kemi dakordësi do t’i drejtohemi OSBE-ODIHR. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ai nuk e donte rekomandimin e OSBE-ODIHR. I japim kohë të reflektojë dhe të mendojë për hapjen 100 të listave,” tha Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular