Uli Hoeness ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me mungesën e rinovimit të kontratës së Alaba-s, duke akuzuar menaxherin e lojtarit Pini Zahavi se është një “piranja” që do vetëm para.
Tani ka ardhur kundërpërgjigjja e babait të lojtarit George, i cili ka thënë për Sky Sport:
“E kam çuar David te Bayern-i kur ishte adoleshent. Gjatë viteve, kemi patur mundësi të ndryshme për t’u transferuar, por kemi qenë korrektë dhe kemi vendosur gjithmonë të qëndrojmë”.
“Nuk e prisja që Bayern-i të përhapte gënjeshtra të pista në publik në lidhje me rrogën dhe komisionet. Të thuash se nuk është arritur një marrëveshje për shkak të pagesave të tilla është një akuzë e pisët’.