BallinaKryesoreU akuzua për pornografi fëmijësh, ish-lojtari i Real Madrid pranon fajin

U akuzua për pornografi fëmijësh, ish-lojtari i Real Madrid pranon fajin

Pas akuzave për shpërndarje të imazheve të abuzimit të fëmijëve, ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares gjermane, Christoph Metzelder, ka pranuar fajin pasi është marrë në pyetje nga policia.

Metzelder ishte president i klubit TuS Haltern am See, por tashmë si rrjedhojë e ngjarjes Gjermani ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij në klub. “I akuzuari pretendohet të ketë dërguar disa foto tek një person në Hamburg.

Këto fotografi kanë përmbajtje të abuzimit me fëmijët dhe janë dërguar përmes “WhatsApp”, thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorit të shtetit në Hamburg. Nuk mungoi dhe një reagim nga klubi i tij që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.

Christoph ka fituar titullin e Bundesligës me fanellën e Dortmundit si dhe ka luajtur me Schalke 04 dhe Real Madrid. Gjithashtu u shpall dhe nënkampion bote me Gjermaninë në vitin 2002 dhe luajti në Botërorin e 2006.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular