Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Preng Gjinit është e rënde
Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.
”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”- tha Zenelaj për News 24.
Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.