BallinaOP EDPabesia e fundit e Besës/Nga Red Varaku

Pabesia e fundit e Besës/Nga Red Varaku

Nga Red Varaku

Nuk jam marrë kurrë me Besa Shahinin , jo sepse nuk kam patur arsye për tu marrë, por sepse gjithmonë e kam menduar si një tjetër të paaftë, që është aty ashtu si të gjithë të tjerët për tu përdorur, thjesht për meritën se nuk ka kërbisht politik dhe njerëzor.
Nuk jam marrë edhe për faktin se besoja që e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama dhe fajësimi i ushtarëve tij më është dukur gjithmonë jokorrekt, aq më tepër kur të gjithë e dimë atmosferën mbytëse që egziston në PS, plus dhe natyrën hakmarrëse që ky njeri ka për këdo që e kundërshton.
Por, deklaratat e Besa Shahinit, pas poshtërimit egzemplar me shkarkimin e saj pikërisht në ditën e parë të hapjes së shkollës, sikur ajo qenka sulmuar nga opozita, jo për shkak të performancës së saj skandaloze, por për shkak të dialektit dhe faktit që ajo vjen nga Kosova, dëshmojnë që Rama ka degjeneruar në këtë pikë, bash sepse njerëzit që e rrethojnë janë edhe më të ndyrë se vetë ai.
Përpjekja e saj e ulët për t’ia faturuar largimin e saj dialektit të saj dhe faktit që vjen nga Kosova, është një taktikë e shëmtuar për të mbuluar pikërisht arsyen e vërtetë të emërimit të saj aty, e cila po i shërbente axhendës së kryeministrit për projektin e shkēmbimit të territoreve.
Pra, është e ulët të pretendosh se po sulmohesh për shkak të origjinës dhe dialektit, kur në fakt po i shërben si kone e lumtur prej tetë vjetësh njeriut, i cili ishte angazhuar në një plan të qartë për t’ia shitur territoret dhe gjakun e derdhur për Kosovën, bash dhunuesve të tyre .
Kjo e vërtetë nuk dëshmon qartësisht vetëm pandershmërinë e saj në raport me popullin e saj, por edhe dashakeqësinë e hidhur të një njeriu të vogël, i cili kërkon të helmojë edhe në çastet e fundit .
Ndërsa, spekulimi i saj i sforcuar për të majtën, duke argumentuar se ajo vetë është për barazi sociale, ndërkohë që nuk bëri asgjë dhe nuk e ngriti kurrë zërin në dikasterin që ajo drejtoi në favor të shtresave margjinale të kësaj shoqërie, të cilat janë shtresat më të abuzuara në këtë sistem oligarkik që ka ndërtuar partia e saj, dëshmon hipokrizinë e saj të thellë në lidhje me çështje mirëfilli të majta.
E vërteta është që askujt nuk do t’i shkonte në mendje të merrej me një qenie me nivel mediokër si ajo, të cilën personalisht nuk do ta merrja as në rolin e një lexueseje deklaratash, nëse nuk do të ishte për rrumpallën, që ajo bëri në ministrinë e arsimit, e cila do të duhet vite të rikuperohet.
Nëse Lindita Nikolla u investua në një reformë sipas porosisë së kryeministrit, e cila do të shërbente si një mekanizëm për të transferuar paratë dhe të mirat publike tek klientët e tij, Besa e shkretë për shkak të paaftësisë së saj, e rrumpallëzoi edhe më tej arsimin dhe falë paaftësisë së saj, ajo ia bëri të qartë dhe publikut mënyrën se si funksionon ky mekanizëm korruptiv.
Me deklaratat e saj të fundit, ajo jo vetëm që vërtetoi se sa të rrezikshme janë emërime të tilla të qenieve mediokre pa kërbisht dhe pa asnjë kontribut në nivele të tilla të qeverisjes thjesht si operacion piari, por njëkohësisht na mësoi se sa i domosdoshëm është nderi, morali dhe karakteri për të qenë një drejtues të cilit i besohet e ardhmja e fëmijëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular