Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 340.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.
Fatmirësisht janë shëruar plotësisht nga virusi gjatë këtyre orëve 53 persona. Keshtu nnumri i te sheruarve qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 6668.