BallinaKronikeVIDEO/Atentat në mes të ditës në Shëngjin, ja si qëllohet me breshëri...

VIDEO/Atentat në mes të ditës në Shëngjin, ja si qëllohet me breshëri makina nga dy persona me motor

Abc News siguron pamje ekskluzive nga atentati që ndodhi në mes të ditës në 14 gusht në Shëngjin dhe që u denoncua në media vetëm pak ditë më parë. Në videon e dytë të siguruar nga Abc News duket ndjekja që autorët i kanë bërë “shënjestrës” të pa shqetësuar në rrugët e qytetit.

Në video duket momenti kur në lagjen ‘’Xhenjo’’ në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy autorët ende të paidentifikuar lëvizin me një motoçikletë dhe skafanda në kokë dhe qëllojnë më armë zjarri pistoletë në drejtim të makinës tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB.

Në makinë duken shenjat, teksa plumbat e kanë tejshpuar, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda, Besnik Reci, i cili po udhëtonte në mjetin e tij me bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc Neës përmes pamjeve të reja dhe informacioneve mbi “shënjestrën” dhe autorët hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë ende të pazbuluar./ABC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular