Në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, janë publikuar emrat e kandidatëve të cilët do të nisin këtë vit studimet pranë kësaj dege. Të gjithë ata që mbarojnë Magjistraturën, emërohen automatikisht në organet e drejtësisë, duke nisur nga pozicioni gjyqtar, prokuror, pedagog në Magjistraturë etj.
Me emrave fitues është edhe Klajdi Vasillaq Tërova, aktualisht drejtor i komanduar i Kadastrës në Korçë. Ky zyrtar është shkarkuar nga Rama, gjatë një mbledhje LIVE në sallën e hartës në Kryeministri, me drejtuesit e Hipotekave në vend.
Mbi Tërovën rëndonte edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku kishin gjetur se ai bashkë me disa zyrtarë të tjerë të Hipotekës Korçës, kishin abuzuar me detyrën duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 40 milionë lekësh të reja.“Pesë ish regjistrues, mes tyre Klajdi Tërova dhe dy nëpunës akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej rreth 40 milionë lekësh, duke kryer transaksione të paligjshme. Nëpunësit në fjalë kanë tjetërsuar një sërë pronash shtetërore në llojin e tyre (psh nga në një pronë shkëmb në llojin arë”) e kësisoj kanë favorizuar interesat e personave të caktuar.” – thuhej në raportin e KLSH-së.
Pas këtij raporti dhe shkarkimit të Ramës, Klajdi Tërova u rikthye sërish në institucionet shtetërore, me një vendim të Artan Lames. Fillimisht ai u emërua si Drejtor ALUIZNI në Korçë dhe më pas si nën/drejtor i ASHK-së, po në këtë qytet. Sot ai mban postin e Drejtorit të ASHK-së Korçë, pasi Lame i hapi rrugën duke shkarkuar drejtoreshën Nadia Bandilli.
Megjithatë sëfundmi Klajdi Tërova do të shkëputet nga Kadastra, për të vazhduar shkollën e Magjistraturës. Emri i tij është renditur i 178 në numër rendor dhe pas 3 vitesh Tërova kur të mbarojë Magjistraturën do të emërohet gjyqtar ose prokuror.
Këtu vihet në dyshim integriteti i përzgjedhjes së kandidatëve për shkollën e Magjistraturës, pasi është absurde të mendohet që një kandidat i akuzuar nga KLSH për qindra miliona lekë që i ka bërë shtetit, të emërohet në të ardhmen gjyqtar ose prokuror.
Ky është rasti i Klajdi Tërovës, sot student i Magjistraturës. Gazeta Shqip