BallinaBotaDel video/ Si u hodh helmi te shishja e ujit e armikut...

Del video/ Si u hodh helmi te shishja e ujit e armikut të Putin

Alexei Navalny u ndje keq gjatë fluturimit, teksa ishte në bordin e një avioni në Rusi. Kjo alarmoi ekipin e tij, të cilët deklaruan se lideri opozitar ishte helmuar. Fillimisht u pretendua se Navalny u helmua në aeroport, duke theksuar se diçka ju hodh çaj.

Së fundmi, llogaria zyrtare e Alexei Navalny në Instagram ka publikuar një video nga dhoma e hotelit të tij në Tomsk, ku shihen shishet e ujit, të cilët sipas tyre mbajnë gjurmë të agjentit nervor Novichok.

“Pasi mësoi për gjendjen e Navalny, një pjesë e ekipit të tij që mbeti në Tomsk shkoi në dhomën e hotelit me avokatin për të marrë gjithçka që mund të ishte e dobishme për mjekët gjermanë”, thuhet krahas postimit.

Sipas tyre, shishja që shihet në video ishte pikërisht ajo ku laboratori gjerman zbuloi gjurmë të agjentit nervor.

Mesazhi me sa duket i referohet raportit të ‘Der Spiegel’ të 4 shtatorit, duke pretenduar se gjurmët e substancës së ngjashme me Novichok nuk u gjetën vetëm në mostrat e Navalny, por edhe në lëkurën e tij dhe në shishen ku ai piu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular