BallinaKronikeDETAJET/Makina del në rruga në Fier, plagoset një djal dhe një vajzë

DETAJET/Makina del në rruga në Fier, plagoset një djal dhe një vajzë

Një makinë tip “Fiat” ka dalë nga rruga në fshatin Shënpjetër, në Fier dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia raporton se të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Të plagosurit janë djali 22-vjeçar me iniciale A. A., dhe një vajzë 21-vjeçare me iniciale E. R. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në  fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular