BallinaAktualitet“Efekt tronditës mbi lirinë e medias”/KE thirrje Parlamentit shqiptar: Hiqni dorë nga...

“Efekt tronditës mbi lirinë e medias”/KE thirrje Parlamentit shqiptar: Hiqni dorë nga paketa anti-shpifje

Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje në internet.

Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet të urdhërojë mediat të heqin raportet e lajmeve mbi çështje të tilla si” cenimi i dinjitetit të individëve”. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, thotë Schennach.

“Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lirë”.

Nëse nisma nuk rishikohet, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet, “shtoi z. Schennach.

“Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin,” përfundoi raportuesi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular